Falet kush spiunon krimet zgjedhore në KQZ e Prokurori

schedule20:11 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 20:11 - 9 Dhjetor, 2020

Nëse të ofrohen para për të dhënë votën, dhe ti i merr ato, je duke konsumuar një vepër penale dhe kjo dënohet me burgim.

Por nëse pendohesh për këtë veprim dhe e rrëfen rastin në KQZ apo në Prokurori, i shpëton përgjegjësisë penale.

Këto janë ndryshimet më të fundit ligjore të miratuara në Komisionin e Ligjeve, pasi ishin kërkuar që në pranverë nga PD dhe LSI në Këshillin Politik.

“KQZ është e detyruar të ngrejë njësinë e sinjalizuesve. Këta bashkëpunëtorë të drejtësisë nuk mbajnë përgjegjësi penale. Është kërkesë e opozitës, synon të luftojë krimet zgjedhore”, shprehet ai.

Këtu nuk futet vetëm shit-blerja e votës, por edhe dhënia e premtimeve për vende pune apo të ngjashme me këto. Gjithsesi, mes socialistëve ka nga ata që e shohin të panevojshëm këtë ndërhyrje.

“Ne vetëm po i bëjmë qejfin opozitës jashtë parlamentare”, shprehet Fino.

Për këtë dhe çështje të tjera, Kuvendi do të miratojë në 17 dhjetor 6 ligjet e fundit që përmbyllin paketën e 5 qershorit të dalë nga Këshilli Politik.

Këtu hyn dhe ashpërsimi i Kodit Penal për dënimin e krimeve zgjedhore, e po ashtu edhe dhënia e kompetencës që SPAK të hetojë veprat penale që lidhen me votën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!