Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falënderim për fitoren/ Rama pritje për kandidatët për deputetë që fituan më 11 maj

schedule12:24 - 26 Maj, 2025

schedule 12:24 - 26 Maj, 2025

TIRANË– Dy javë pas zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë kandidatët që garuan në zgjedhje.

Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raporton se kryesocialisti do të falënderojë ekipin e tij, që garoi në zgjedhjet e 11 majit.

Ky takim falënderues i Ramës me kandidatët është informal dhe do mbahet në Pallatin e Brigadave, në orën 18:00.



Partia Socialiste më 11 maj arriti të korrë një rezultat historik duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, një shumicë pothuajse absolute.

Takimi i kryetarit të PS me ekipin e tij vjen në javën kur Kuvendi i Shqipërisë pritet t’u rikthehet punimeve me 29 maj, pas një pauze të gjatë /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!