Falen mijëra të burgosur rusë, shërbyen për grupin Wagner

schedule14:36 - 25 Mars, 2023

schedule 14:36 - 25 Mars, 2023

Më shumë se 5,000 kriminelë janë falur pasi kanë përfunduar kontratat e tyre për të luftuar në grupin mercenar rus Wagner kundër Ukrainës, tha të shtunën Yevgeny Prigozhin.

Grupi Wagner, i përbërë fillimisht nga veteranë të forcave të armatosura ruse, mori një rol shumë më të spikatur në luftën e Ukrainës pasi ushtria ruse pësoi një seri humbjesh vitin e kaluar.

Prigozhin rekrutoi mijëra burra nga burgjet, duke u ofruar atyre mundësinë e lirisë në këmbim të shërbimit në disa nga betejat më të rrezikshme në Ukrainë.

“Për momentin, më shumë se 5,000 njerëz janë liruar me falje pas përfundimit të kontratave të tyre me Wagner,” tha aleati i Putinit në një videoklip të postuar në Telegram. /abcnews.al