Prej kohësh qëndronin në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti duke rrezikuar edhe jetën. Por lumturia dhe buzëqeshja për çiftin e të moshuarve nga Lushnja është kthyer falë ndihmës së shqiptarëve. “Shqiptarët për shqiptarët” ishin në banesën e re të Todit dhe bashkëshortes së tij.
Ata mirëpritën Sidrit Bejlerin ku edhe treguan shtëpinë e re në të cilën jetojnë. Todi kujton natën e tërmetit ku shtëpia pësoi dëmtime të mëdha. “Ishte një natë e tmerrshme. Një dhomë ra, njëra ngeli. Vura kartona por shyqyr që shpëtuam”, rrëfeu 68 vjeçari.
Ata shprehën për emisionin mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e shtëpisë së tyre të re. “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që na kanë ndihmuar. Ua di për faleminderit të gjithëve.”, tha mes të tjerash 68 vjeçari./abcnews.al