Pavarësisht se Tottenham është rritur shumë vitet e fundit dhe ka krijuar një ekip shumë të fortë, tifozët janë shumë të pakënaqur me… presidentin. Daniel Levy ka përfunduar në shënjestër në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar ndaj Middlesbrough.
“Faleminderit që nuk na ke dhuruar asnjë kujtim të bukur për t’u mbajtur mend. Ka ardhur kohë të thuash lamtumirë, zhduku“, lexohej në pankartën e publikuar në stadium në ndeshje e FA Cup.
Ekipi i Jose Mourinhos renditet në vend të tetë në Premier League, teksa është kualifikuar në 16 skuadrat më të mirë në Champions League. Spurs do të luajnë kundër Leipzig dhe do të bëjnë maksimumin për të eliminuar gjermanët. /abcnews.al