Real Madrid falënderon Atletico Madrid për gjestin e bukur, por nuk do të luajë në “Wanda Metropolitana”. Skuadra e Zidane është në garë për titullin kampion, rivaliteti me Barcelonën është i madh dhe vetëm dy pikë më shumë kanë Messi me shokë.
“Santiago Bernabeu” po rinovohet dhe Reali ka vendosur t’i luajë në qendrën stërvitore ndeshjet e mbetura të kampionatit. Rivalët e Atleticos ofruan fushën e tyre për “Los Blancos”. “Jemi të gatshëm të lejojmë Realin të luajë në stadiumin tonë“, u shpreh gjatë ditës së djeshme Enrique Cerezo, presidenti i Atleticos.
Marca raporton se Reali ka refuzuar këtë mundësi. Falënderime për “armiqtë e përjetshëm” dhe konfirmim i faktit që duelet shtëpiake do të zhvillohen në impiantin “Alfredo Di Stefano” në Valdebebas. /abcnews.al