I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar një numër zyrtarësh ku temë diskutimi ka pasur edhe dialogun.
Së fundmi, Lajçak njoftoi për takim me nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix.
“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, shkruan Lajçak në platformën X.
Always useful to compare notes with ?? Undersecretary-General @Lacroix_UN on the dynamics in the Western Balkans and the latest developments in the Dialogue. Grateful for the full support! pic.twitter.com/AjiwSDwmkE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 23, 2023