Armando Broja po vazhdon të punojë për t’u rikuperuar nga dëmtimi në gju që pësoi disa muaj më parë dhe për të cilin kreu një operacion.
Bomberi shqiptar pritet të rikthehet sezonin e ardhshëm në fushën e blertë dhe të punojë për të rigjetur pozicionin e tij dhe formën.
Armando Broja i ka bërë një surprizë të veçantë dhe të befasishme kryeministrit të vendit tonë, Edi Rama. Sulmuesi shqiptar i ka dërguar Ramës fanellën e tij të Chelsea me një dedikim, i cili falenderon kryeministrin shqiptar për atë që bën për shqiptarët.
Edi Rama nuk vonoi dhe e postoi dhuratën speciale të Brojës në Facebook dhe i uroi atij një shërim të shpejtë./ h.ll/abcnews.al