Ata nuk mungojnë kurrë dhe janë mbështetja më e madhe e kombëtares. Këto ditë kanë qenë shumë intensive për Tifozat Kuq e Zi. Të premten ishin të pranishëm në Stamboll për të ndjekur Shqipërinë kundër Turqisë.
Finalja nuk u fitua dot nga djemtë e Rejës, të cilët nuk e meriton aspak humbjen. Ndeshja e radhës ishte shpejt dhe shumë km larg. Besnikët e përjetshëm u rikthyen në kryeqytet dhe pothuajse menjëherë u nisën drejt Kishinjevit të largët.
90 minuta mbështetje dhe kore për kombëtaren. Në fund festuan të gjithë bashkë fitoren 0-4, teksa sot ka ardhur edhe falënderimi i FSHF-së. “Faleminderit nga zemra. Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët falënderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar“, shkruhet në postimin në faqen zyrtare të FHSF-së. /abcnews.al