“Faleminderit Federatës”, Simone ankohet për sfidën në kampionat: Inter luan të premten, ndërsa ne jo

schedule18:56 - 12 Shkurt, 2024

schedule 18:56 - 12 Shkurt, 2024

Humbja në transfertën e “Ramon Sanchez Pizjuan”, ndaj “Andaluzianëve” të Sevilla, si dhe dëmtimi i rëndë, që pësoi “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata, duket se ia kanë mbaruar “durimin”, teknikut, Diego Simeone, i cili tashmë ka filuar të ankohet për kalendarin e sfidave, të radhës, kryesisht atë të kampionatit spanjoll të futbollit.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Sevilla, strategu argjentinas ka theksuar faktin se “Zikaltërit” e Inter do të zhvillojnë ndeshjen e tyre, mbrëmjen e së martës, ndërsa “Los Colchoneros”-at e tij do të ndeshen, me skuadrën e Las Palmas, mbrëmjen e së shtunës, duke i lënë më pak kohë për të pushuar.

“Duhet të kemi durim dhe të përfitojmë nga kjo javë gjatë së cilës mund të stërvitemi pak më shumë se zakonisht. Interi do të luajë të premten? Ndërsa ne jo, do të përballemi të shtunën ndaj Las Palmas. Duhet të qëndrojmë të qetë. Gjithsesi, faleminderit Ligës dhe Federatës”,- u shpreh tekniku i Atletico Madrid.

Ndërkaq, kujtojmë se përballja e parë e fazës së 1/8-ve, të UEFA Champions League, për skuadrën e Diego Simeone do të zhvillohet, në “mitikun” e Milanos, “San Siro”, mbrëmjen e 20 shkurtit, ndërsa “Zikaltërit” e Inter do të ndeshen me spanjollët, në “Ëanda Metropolitano”, në mbrëmjen e 13 marsit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!