“Faktori shqiptar, më koherenti në raport me interesat amerikane”, Minxhozi: I kemi të gjitha koordinatat për t’u quajtur aleat afatgjatë i SHBA

schedule21:51 - 19 Shkurt, 2024

schedule 21:51 - 19 Shkurt, 2024

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Shqipëria është faktori më koherent në rajon në raport me interesat amerikane. I ftuar në emisionin “360 gradë” me gazetarin Artur Zheji, analisti theksoi se Shqipëria i ka të gjitha ‘koordinatat’ e përshtatshme për t’u quajtur një aleat afatgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Do të thoja se për të kuptuar raportin mes amerikanëve dhe faktorit shqiptar, do të na shërbente përgjigja e pyetjes pse Blinken në Tiranë dhe ju diku tjetër. Nëse do të imagjinonim se Blinken nuk shkon dot sot në Bosnje se rëndon hija e Dodik, nuk shkon dot në Mal të Zi se është një republikë aq e vogël sa nuk ka asnjë lloj peshë në këtë rajon. Nuk shkon dot në Maqedoni të Veriut sepse është një shtet artificial për shkak të ndarjeve të thella dhe karakterit heterogjen etnik dhe as në Kosovë sepse është nën regjim sanksionesh perëndimorët dhe së fundmi çështja e dinarit.

Mund të vinte në Tiranë se Tirana del përtej skamjes ekonomike që dalim gjithmonë të fundit. Në vështrimin e një shteti të madh që i sheh gjërat nga larg, një perandori nuk sheh detajet e vogla por ajo sheh interesat e mëdha. Atëherë rezultati është vetëm që faktori shqiptar është më faktori më koherent në raport që janë sot interesat amerikane por edhe nesër. Faktori më kompakt, më homogjen, më i dallueshëm nga pikëpamja etnike nga dy grupimet e tjera, grekët dhe sllavët. Mendoj se i kemi të gjitha koordinatat e përshtatshme për t’u quajtur një aleat afatgjatë siç është SHBA.”, u shpreh Minxhozi./abcnews.al