“Fakte të reja tronditëse”, Blushi ftesë publike Ulsi Manjës: Meta të pret nesër në Presidencë

schedule21:06 - 19 Shkurt, 2020

schedule 21:06 - 19 Shkurt, 2020

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka paralajmëruar fakte edhe më tronditëse, se dosja  “184” e vjedhjes së votave në Dibër.

Blushi fton deputetin socialist, Ulsi Manja, të cilin e cilëson si zëdhënës të dosjes së Dibrës, të marrë nesër pjesë në konferencën për shtyp të Presidentit Meta.

Po ashtu, Blushi i bën me dije Manjës se Meta e pret nesër në Presidencë për t’i dëgjuar nga afër këshillat e tij.

Reagimi i Blushit:

Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot. Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!