“Faksimile” është ekspozita e veçantë e piktorit Helidon Haliti, të cilit iu deshën 4 vjet për ta realizuar.
Haliti ka realizuar 40 punime në pikturë, të shoqëruara me një peizazh onirik.
Në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Haliti u shpreh se ishte ëndrra e tij, por edhe e babait të tij, që ilustimet e librave t’i kryente me akuarel.
“Ky është fare e thjeshtë, ne e kishim këtë ëndërr. Donte që t’i bëja ilustrimet e librit me akuarel. Të merr kohë, i thashë do ta bëjmë, por me perceptimiin tim. Çuditërisht, kur mungon një gjë dhe hap blloqet e tija dhe të miat, m’u desh t’i hapja dhe i lexoja dhe i dërgoja ndonjë. Nuk ka vizatim, janë krijuar. Këto janë krijime të tilla, madje unë e fotografoj mënyrën sesi unë e hedh telajon. Ekspozita ka disa mediume. Babai ishte i larguar në fshat dhe unë nuk e kuptoja në fakt me kishte ikur, më merrte me biçikletë në kohët e fundit.
Ishte pak i larguar si baba në kuptimin fizik të fjalës. Në darkë punonte jashtëzakonisht shumë. Unë nuk reshta së punuari, ngacomnte këndshëm që unë mos ta lija pikturën. Thoshte një akuarel në javë, në muaj. Kur erdha nga Greqia, po, nuk e pëlqente pikturën. Kritika është reminishencë e sistemit komunist, në kapitalizëm nuk ka kritikë, ose e shijon, ose ka përshtypje”, theksoi ai.