Fajon: Sllovenia përkrah dialogun Kosovë-Serbi, të fillojnë negociatat për planin franko-gjerman

schedule14:13 - 16 Janar, 2023

schedule 14:13 - 16 Janar, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të fillojnë negociatat për propozimin franko-gjerman të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Këto komente ajo i bëri në Prishtinë në kuadër të vizitës së saj që po zhvillon dhe pas takimit që zhvilloi me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla.

Kryediplomatja sllovene theksoi se janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, andaj sipas saj si Slloveni ofrojnë mbështetje për integrimin e Kosovës.

“Kemi folur edhe për ambiciet e Kosovës në BE në Këshillin e Evropës për mbështetjen e Sllovenisë gjatë lidhjes, por gjithmonë mund të tërheqim edhe vëmendjen për reformat në shtetin e së drejtës dhe për sigurimin e të drejtave themelore të njerëzve, të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan dhe për këtë duhet dhe kemi nevojë për një Ballkan Perëndimor të fortë dhe Kosovë të fortë. Shumë shpesh kemi folur për marrëdhëniet për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës dhe unë gjithmonë kam thënë që Kosova të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve dhe nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes andej dhe të filloj negociatat që të flasin në lidhje me propozimin e sponsorizuar të Bashkimit Evropian që e kanë në tavolinë në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës. Sllovenia është mikesha e Kosovës por unë nuk jam vetëm në emrin e ministres së Jashtme, por unë mund të them se e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim e Kosovës në çdo lloj mënyre”, theksoi ajo.

Zëvendëskryeministrja sllovene, Tanja Fajon po ashtu shprehur mbështetjen e shtetit të saj për dialogun Kosovës-Serbi. Ndërsa, uroi qytetarët e Kosovës për sukseset që bashkërisht kanë arritur në aspektin e liberalizimit të vizave.

“Çdo situatë e krizës rrezikohen imazhin e shtetit dhe për këtë duhet të mos futemi unë kam dërguar shtetit të Kosovës dhe i jam ofruar që tu ndihmoj lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve, siç e dini Sllovenia komplet e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithmonë flasim kur bëhen gjendje të reja. Në prill do të kemi edhe zgjedhje që themi se këto zgjedhje në pjesën veriore duhet të jenë të ndershme dhe të lira dhe kemi folur edhe në lidhje me komunat serbe pra ne duam që jeta të bëhet sa më e thjesht për njerëzit dhe për këtë mund t’u ndihmojmë pasi lufta në Ukrainë e ka theksuar mjaftë mirë dëshirën dhe patjetër që duhet të arrijmë që Kosova të bëhet sa më shumë stabile dhe të jetë shumë normale në marrëdhënien mes njerëzve në regjion. Atë siç e keni parë edhe propozimin e fundit unë besoj që Kosova do të ulet dhe do të negocioj do të flas në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Serbisë me Kosovën dhe sigurisht këto negociata të bëhen sa më të shpejta”, tha Fajon.

Ndërsa, edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla u shpreh se Kosova është e përgatitur për finalizimin e dialogut Kosovës-Serbi. Por, sipas saj një gatishmëri e tillë nuk shihet nga Serbia.

“Kosova është jo vetëm e gatshme të finalizoj këtë proces të dialogut , por Kosova është e përgatitur për finalizimin e këtij procesi të dialogut. Fatkeqësisht, për Serbinë nuk mund ta themi një gjë të tillë. Ju me siguri i shihni mediat serbe dhe e shihni që presidenti Vuçiq dhe ministri i Jashtëm, Daçiq çdo ditë përsërisin temat e tyre se Kosovën nuk kanë për ta njohur asnjëherë, që Kosova është një çerdhe terroristësh akuza nga më të ndryshmet. Në një atmosferë të tillë unë e kuptoj që është e vështirë të dialogohet, por nuk shoh se ka rrugë tjetër përveç dialogut momentalisht në Bruksel, jemi të lumtur që e kemi përkrahjen e partnerëve dhe aleatëve tanë në këtë proces ne jemi të gatshëm dhe me shumë ngulm kërkojmë që atë çfarë ka thënë BE në gusht të këtij viti që do të kemi takime të rregullta që ato takime të fillojnë më në fund me qëllim që të mos vazhdojmë të flasim për çështje teknike, të vogla, minore të cilat në një moment të caktuar ngrihen në mënyrë artificiale dhe krijohen konflikte, por të fillojmë të flasim rreth zgjidhjes së çështjeve tona biletarale gjë që është e domosdoshme”, tha ajo.

Sa i takon çështjes së asociacionit të komunave me shumë serbe, kryediplomatja kosovare u shpreh se kjo qeveri nuk do të kërkojë rrugica për implementimin e një asociacioni që shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Sa i përket asociacionit ai i marr vesh në vitin 2015 nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo Qeveri e Republikës së Kosovës nuk do të kërkojë rrugica për të implementuar një asociacion, i cili e shkel Kushtetutën e vendit tonë, se cila do të jetë rrjedha e bisedave në Bruksel në kuadër të marrëveshjes finale, se cila do të jetë koncesionet që Serbia duhet të jetë e gatshme të bëjë në raport me të drejtat e minoriteteve në Serbi e shumë e shumë tema të tjera mbetet të diskutojmë në kuadër të dialogut. Por, asociacioni për të cilin palët janë marr vesh në Bruksel, por që njëkohësisht janë marr vesh që ai asociacion të implementohet vetëm pasi të ketë kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ai asociacion nuk mund të implementohet në vendin tonë sepse shkel Kushtetutën… Është pjesë e dialogut dhe shohim, e rëndësishme është që dialogu të fillojë më në fund, dialogu politik të fillojë më në fund dhe të fillojë me intensitet e jo me takime një herë në gjashtë muaj”, u shpreh Gërvalla.

Gërvalla po ashtu ka shprehur mirënjohjen për Sllovenin për mbështetjen e Kosovës në integrimin euro-atlantik.

Ndërsa, theksoi se kërcënimet me luftë që Serbia i bënë rajonit kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

“Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane duhet përballemi me këtë realitet të ri, sepse duke mos reaguar atëherë vetëm sa do të bëhet më serioze situata jonë. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova në vazhdimësi nuk e ka fshehur aspiratën e saj për t’u anëtarësuar sa më shpejt në NATO si një aspiratë, e cila do ta sillte Kosovën më afër vendeve me të cilat e lidhin vlerat dhe në të njëjtën kohë e dimë që edhe brenda NATO ashtu edhe brenda BE, ka biseda intensive për situatën tonë. Nuk mund ta hesht faktin që Serbia fqinji ynë dhe aleati dhe përfaqësuesi më i afërt i Rusisë në rajon madje edhe me marrëveshje ndërkombëtare të lidhura rreth politikës së jashtme të koordinuar, dhe prandaj kërcënimet me luftë që Serbia i bënë rajonit tonë kërkojnë një përgjigje të përbashkët, përgjigje të unifikuar me qëllim që strategjitë e tilla të kërcënimit të fqinjëve të mos në vendin tonë”, tha ajo./KosovaPress/