“Fajin ma ka gjuha” i jep çmimin e parë Virgjil Muçit

schedule15:50 - 20 Nëntor, 2021

schedule 15:50 - 20 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nika

Juria e panairit e përbërë nga Anila Mullahi (kryetare), Kel Demi, Albana Nexhipi, Aida Tuci dhe Xhimi Lazri  vlerësuan si autorin e vitit Virgjil Muçin me  Tregimet fantastike “Fajin ma ka gjuha” .

Shkrimtari preferon që kësaj herë fajin ta mbaj mbi shpinë vetë dhe jo t’ia ngarkoj gjuhës .

Pas romanit  Piramida e shpirtrave” fitues i  çmimit Kadare 2018 autori thotë se me këtë libër kapërceu gjinin nga roman në tregime fanazmogorike. Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative, që zë fill me “Përralla shqiptare 100 + 1 natë”, vijon me “Erotikoni e Satirikoni” dhe përmbyllet me “Fajin ma ka gjuha”.

Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë. Ilustrimet mjeshtërore të Ardian Kapos i japin hijeshi të veçantë.

Nderkoh që Çmimi “Studimi më i mirë” shkoi për Uran Butken me vëllimin e gjashtë të Mithat Frasherit ku pasqyrohet letërkëmbimi me personalitetet e kohës dhe letrat e dashurisë.

Çmimi “Përkthimi më i mirë”, Flavia Kaba për veprën me tregime të Carlos Ruiz Zafon “Qyteti I avullit”. Çmimi “Studimi më i mirë” për Uran Butken me vëllimin e gjashtë të Mithat Frasherit

Ambasada franceze për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja, vlerësoi me çmim Mirela Kumbaron për përkthimin e “Ngadalësisë” nga Milan Kundera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!