Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fajin e ka Sali… anji/ Berisha nis spastrimet nga Durrësi. Përjashtohen dy drejtues

schedule18:46 - 24 Mars, 2026

schedule 18:46 - 24 Mars, 2026

SHQIPËRI- Nga vetëpërjashtimi në përjashtim. Partia Demokratike ka nisur operacionin “fshesa” për salianjët.

Kryesia e selisë blu ka përjashtuar Dritan Burgijan, kryetarin e këshilltarëve bashkiakë demokratë në Durrës, dhe Arlind Boshkun, sekretarin e degës, nga çdo funksion në PD.

Burgija dhe Boshku, ndonëse në vitin 2021 ishin nga të parët në Durrës të cilët iu bashkuan Berishës me Rithemelimin kundër Bashës, në dhjetor 2025 morën pjesë në foltoren e parë të Salianjit në Durrës dhe kjo u ka kushtuar përjashtimin.



Sipas sqarimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, Burgija dhe Boshku janë përjashtuar nga partia sepse nuk janë angazhuar në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit në Durrës krah demokratëve, por kanë punuar për Partinë Socialiste. Një vendim ky i paralajmëruar, me Sali Berishën që prej asaj kohe kishte gjetur alibinë, kurse sot i shpall edhe ata të “birësuar” politikë.

“Ishin një grup të pakënaqurish, sepse nuk u futën në lista për deputet, kishte të tjerë që punuan për PS. Sepse ata që i kanë tradhtuar militantët për Ani Dyrmishët etj., që morën udhëtime turistike në mes të fushatës, ata do japin llogari.”

Për këto dy përjashtime, i pari reagoi Ervin Salianji, që akuzoi lidershipin si humbës, sepse s’duan të lejojnë garën më 23 maj për kryetarin e PD.

“Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!”, tha ai.

Kurse i përjashtuari Arlind Boshku sqaroi, pas Salianjit, se ka 35 vite në PD dhe asnjëherë s’ka bashkëpunuar me PS, siç Berisha e akuzon.

Madje, ai shton se arsyeja pse është përjashtuar ka qenë një drekë me Ervin Salianjin, kurse akuzoi Flamur Noka se u ka kërkuar para dhe, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, para si kontribute financiare për partinë.

Përveçse i ndalon kandidimin Salianjit dhe e shpall të vetëpërjashtuar, duket se Berisha po kujdeset të heqë nga PD edhe mbështetësit e tij, në prag të zgjedhjeve për kryetar më 23 maj. Duke humbur kështu ish-mbështetës të pakënaqur, por duke fituar me një rezultat të përsosur karrigen e tij. Kundërshtarët e tij meritojnë vetëm shifrën zero./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!