Hetimet për 12 të arrestuarit e fajdeve ne Shkodër janë shtrirë dhe në Tiranë, ndërsa ka njerëz të tjerë që kanë denoncuar përveç ish-prefektit Radovani. Por avokati i të arrestuarve thotë se nuk ka prova për implikimin e tyre.
12 të arrestuarit e operacionit “Maranaj” ndodhen në qeli me tre akuza të rënda. Hetimet për këtë grup që jepte lekë me fajde, dhe nëse borxhi nuk shlyhej arrinin t’u merrnin pasuri, shtëpia, toka apo biznese, janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Shkodrës. Ka dyshime se aktiviteti tyre është zhvilluar dhe ne metropol, apo në qytete të tjera. Sikurse në këtë ngjarje, ish Prefekti Paulin Radovani nuk ishte denoncuesi i vetëm. Por ka dhe të tjerë persona, viktima te këtij aktiviteti kriminal të organizatës, biznesmenë dhe punonjës te administratës .
Megjithatë hetimet e deritashme për avokatin Anton Kosteri nuk kanë afruar prova ligjore. Ai tha gazetarëve e gjitha bëhet për shoë.
Kosteri tha se nuk ka prova që Radovani dhe djemtë e tij janë kërcënuar. Por avokati nuk pranoi të flasë në lidhje nëse klientët e tij kanë pohuar gjatë marrjes në pyetje se i kanë dhënë borxh djemve të ish prefektit Radovani.
12 te arrestuarit në kuadër të operacionit “Maranaj” janë arrestuar nën akuzën e: “ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “mos kallëzim krimi”. Hetimi ka zgjatur disa muaj dhe se përveç ish prefektit Radovani, ka nisur marrja në pyetje e personave tjerë të cilët dyshohet se kanë marrë lekë me fajde.
Gazetar: Simon Shkreli
Operator: Elton Shllaku