Sipas L’Equipe, drejtuesit e Paris Saint-Germain janë pesimistë për rinovimin e Lionel Messit dhe shkak janë kufizimet e vendosura nga Fair Play Financiar.
Kontrata e yllit argjentinas do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor dhe deri më tani askush nuk e di se ku do ta vijojë karrierën.
Megjithatë, siç raporton gazeta franceze, drejtuesit e klubit parizian janë pesimistë për vazhdimin e kontratës me La Pulgën dhe arsyeja është Fair Play Financiar.
Të ardhurat e larta të Messit, të kombinuara me pagat e Kylian Mbappe dhe Neymar i komplikojnë gjërat në Paris dhe krijojnë problem për financat e klubit.
Ndaj, skenari për ta lënë argjentinasin të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, ashtu si Sergio Ramos, është jo vetëm real, por edhe mjaft i mundshëm. /G.Dabcnews.al/
Burimi: Sport24