Sipas asaj që raportohet nga “Sport”, Barcelona do të duhet të rishikojë kushtet kontraktuale të Franck Kessie dhe Andreas Christensen, të cilët janë të pa zyrtarizuar, por të destinuar të veshin fanellën e blaugranave.
E gjithë kjo duhet të bëhet për të lejuar klubin katalanas të jetë brenda parametrave të “Fair Play-t” financiar, por në të njëjtën kohë duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos prishur marrëveshjet e bëra tashmë.
Trajneri Xavi Hernandez pret që të hënën të ketë nënurdhrat e tij Kessie dhe Christensen. /f.a/abcnews.al