Ish-luftëtari i UÇK Fadil Fazlliu është arrestuar nga Specialja. Lidhur me këtë ngjarje, djali i ish luftëtarit të UÇK, Fahri Fazlliu, ka folur në emisionin “Ballkan Update” në ABC News. Ai u shpreh se arsyetimi që ka dhënë gjykata është i pabazë.
Gjithashtu theksoi se nuk kanë asnjë informacion më shumë dhe se nuk janë në dijeni nëse do të transferohet në Hagë.
“Sot rreth orës 08:00 babai im është arrestuar. Nuk e kemi pritur mirë lajmin sepse ne kemi pasur probleme me Serbinë. Dy axhallarë të mi i kemi pasur dëshmorë. Fadili ka qenë pjesë e luftës. Nuk kanë dhënë arsyetim përse është arrestuar. Nuk kemi marrë asnjë letër zyrtare që Fadil Fazlliu ka penguar drejtësinë. Në mëngjes shkova i dërgova disa ilaçe…Ne kemi pasur një bastisje vitin e kaluar në shtator dhe në prill të këtij viti ma kanë konfiskuar telefonin. Në na kanë thënë që do të transferohet në Hagë, por ende po qëndron në Fushë Kosovë”, ka thënë ai.
/abcnews.al/