Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë

schedule10:24 - 2 Shtator, 2022

schedule 10:24 - 2 Shtator, 2022

Facebook, Instagram dhe WhatsApp së shpejti mund të kenë veçori të specializuara të disponueshme vetëm për përdoruesit që janë të gatshëm të paguajnë për to. Meta po krijon një veçori “Eksperienca të reja të Monetizimit” që do të fokusohet vetëm në veçoritë me pagesë për aplikacionin e kompanisë.

Facebook dhe Instagram tashmë kanë një sërë veçorish me pagesë, si Stars dhe produkte të ndryshme abonimi. Nuk dihet se çfarë tiparesh me pagesë po sjell kompania por zëvendëspresidenti i Meta-s, John Hegeman tha se po vëzhgojnë Twitter, Snapchat dhe Telegram të cilat kanë lëshuar së fundmi abonime mujore.

Veçoritë me pagesë mund ta ndihmojnë kompaninë Meta të gjejë burime të reja të ardhurash jo vetëm nga reklamat. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!