Facebook heq dorë nga bllokimi i postimeve për origjinën e Covid-19 në laborator

schedule14:54 - 27 Maj, 2021

schedule 14:54 - 27 Maj, 2021

Facebook ka vendosur të mos bllokojë më asnjë postim që sugjeron që Covid 19 e ka origjinën nga laboratori. Një lëvizje që ndjek vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të urdhëruar hetime më të thella për origjinën e virusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka lënë 90 ditë kohë shërbimit amerikan të inteligjencës, për t’i dorëzuar raportin me përfundimet e plota.

Në muajin shkurt Facebook vendosi të bllokojë postimet e konsideruara komplotiste rreth origjinës artificiale të Covid-19. Gjatë pandemisë, gjigandi i teknologjisë ka përditësuar gjithnjë politikat kundër informacioneve të rreme në lidhje me koronavirusin, gjithnjë në konsultim me drejtuesit e autoriteteve shëndetësore.

Por tashmë zëdhënësja e Facebook deklaron se me nisjen e hetimeve për origjinën e koronavirusit, dhe në konsultim me ekspertë të shëndetit publik, u vendos që të mos hiqen më postimet sipas të cilave virusi është prodhuar nga njeriu. Facebook është platforma e parë që bën një gjë të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!