Facebook vendos të ndalojë nacionalizmin e bardhë

schedule09:59 - 28 Mars, 2019

schedule 09:59 - 28 Mars, 2019

Rrjeti social Facebook vendosi të ndalojë publikimin e çdo materiali që promovon nacionalizmin e bardhë. Përmbajtjet supremaciste do të fshihen nga të gjitha platformat përfshirë dhe Instagramin

Pas masakrës në xhamitë e Zelandës së re, autori i së cilës kishte postuar në Twitter dhe në mediat e tjera sociale një manifest supremacist, duke filmuar live dhe masakrën në Facebook. Rrjeti social i Mark Zukerberg vendosi të ndalojë të gjitha materialet që i referohen nacionalizmit të bardhë dhe grupeve të supremacistëve të bardhë. Postime të tilla do të fshihen nga të gjitha paltformat, përfshirë dhe nga Instagrami.

Sipas mediave amerikane në një deklaratë për mediat, Facebook bën të ditur se ka ende shumë punë për të bërë dhe se përpjekjet për të luftuar urrejtjen nuk ndalojnë këtu. Ndër të tjera, të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët postojnë, pëlqejnë apo shpërndajnë materiale të tilla, do të drejtohen në një organizatë të themeluar nga ish ekstremistë të dhunshëm. Organizata në fjalë “Një jetë pas Urrejtjes” ofron seance dëgjimi dhe këshillimi për  ata që janë të prirur drejt ekstremizmit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!