Fabrizio Romano ka zbuluar se Carlo Ancelotti dhe Real Madrid nuk po planifikojnë të nënshkruajnë me Cristiano Ronaldon për një kontratë gjashtëmujore.
Më herët, Diario Sport raportoi se Cristiano Ronaldo i ofroi kandidaturën Real Madridit pas lëndimit të Karim Benzema. Supozohej se “klubi mbretëror” do të nënshkruante një kontratë gjashtëmujore me portugezin.
Situata me Benzemën shqetëson drejtuesit e Los Blancos. Benzema do të humbasë Kupën e Botës dhe mund të mos luajë për klubin deri në vitin 2023.
Në të njëjtën kohë, kandidatura e Ronaldos duket e dyshimtë edhe për disa tifozë të Real Madridit. Lojtari është 37 vjeç, lind pyetja se çfarë mund t’i japë klubit? /G.D abcnews.al/