Chelsea pritet të bëjë më shumë shitje para fundit të afatit merkatos së verës, konfirmon Fabrizio Romano.
Ai tha në Debrief Podcast: “Unë mendoj se do të ketë disa shitje të tjera në ditët në vijim sepse kjo është ideja e klubit. Unë pres që Pierre-Emerick Aubameyang të largohet, Romelu Lukaku të largohet, ne e dimë situatën e lojtarëve që do të dalin në huazim si David Datro Fofana për shembull, ndërsa Hakim Ziyech duhet të qartësojë të ardhmen e tij dhe mendoj se do të largohen nga Chelsea në ditët në vijim.
“Kështu që ideja e klubit është që të vazhdojë me negociatat shumë shpejt dhe të përpiqet të shesë të paktën tre, katër, pesë lojtarë të tjerë dhe disa prej tyre të shkojnë në huazim, kështu që ky proces është absolutisht ende në vazhdim”.
Chelsea ka shitur tashmë një numër lojtarësh të ekipit të parë gjatë verës, por duket se Mauricio Pochettino dëshiron të zvogëlojë më tej skuadrën e tij të fryrë.
Lukaku po kërkon t’i bashkohet Interit sezonin e ardhshëm, ndërsa Aubameyang dhe Ziyech mund të transferohen të dy në Arabinë Saudite. Fofana është lidhur me një lëvizje huazimi te skuadra e Bundesligës, Union Berlin. /G.D abcnews.al/