Ish-trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann do të bëhet trajneri i ri i Chelsea.
Sipas Fabrizio Romano, drejtuesit e bluve kanë pasur bisedime të suksesshme me 35-vjeçarin. Burimi vë në dukje se vetë Nagelsmann është tërhequr nga projekti afatgjatë i Chelsea. Shtojmë se konkurrentët kryesorë të Nagelsmann janë Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique.
Chelsea është në vendin e 11-të në Premier League me 38 pikë në 28 ndeshje. Nesër, më 4 prill, klubi londinez do të presë Liverpool-in. /G.D abcnews.al/