Fabrizio Miccoli nuk i shpëton dot qelisë, Gjykata e Lartë e “fundos”

schedule11:27 - 24 Nëntor, 2021

schedule 11:27 - 24 Nëntor, 2021

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Palermos për Fabrizio Miccolin, ish-sulmuesin e Italisë që ka luajtur edhe me Juventusin në Serie A.

Miccoli do të duhet të vuajë dënimin prej 3 vitesh e gjashtë muajsh në burg, pasi u akuzua për shantazh.

Rreth 10 vite më parë Miccoli ka kërkuar ndihmën e Mauro Lauricella, djalë i një mafiozi të njohur, për t’i kërkuar një biznesi të kthejë shumën e 12 mijë eurove që ai ia kishte marrë një miku të ish-futbollistit.

Sigurisht që Lauricella ka përdorur metodat e tij të paligjshme për t’ia arritur qëllimit, por e ka pësuar dhe është dënuar me 7 vite burg, dyfish më shumë se Miccoli. / abcnews.al