Aroma e rëndë që lëshon përpunimi i mbetjeve me origjinë shtazore në ish-zonën industriale të Lezhës ka ngritur në protestë banorët përeth. Ata thonë se prej 2 muaj kjo fabrikë gjeneron ndotje në ajër dhe atë nuk hapin dot as dyert dhe dritaret.
‘Aroma është e ndyrë. Nuk mund të përballohet jeta në oborret tona”, shprehet një banor.
Banoret theksojnë se po dëmtohet dhe shëndeti i tyre.
“Jemi të rrezikuar deri në vdekje, kam vjellë sa hënga bukë’, thotë një tjerër banore.
Këta banorë kanë depozituar ankesën e tyre dhe në institucionet përgjegjëse po janë përballur me heshtjen e tyre.
Në mbështjete të dhjetra familjeve që jetojnë në këtë zonë ka dalë dhe eksperti i mjedisit Sazan Guri që ngre disa pyetje për lejen e marrë nga sipërmarrësit e kësaj fabrike.
“Edhe protesta, edhe ballafaqimi, por edhe ulja në tryezë me pronarin si e ka marrë këtë leje. A ka një studim mjedisor?”, thotë Sazan Guri.
Mësohet se pas protestës banorët janë kontaktuar nga administrator i fabrikës dhe ditën e enjte do të takohet me ta për të dhënë sqarime në lidhje me mënyrën e përpunimit të mbetjeve.