Juventusi është një nga fituesit e mëdhenj të këtij merkato dimërore.
Duke folur për Sky, Fabio Capello, ish-trajneri i Juventusit, donte të analizonte ardhjen e serbit dhe opsionet e Ligës së Kampionëve për bardhezinjtë:
“Tashmë kundër Milanit, Juventusi rifitoi ekuilibrin, të gjithë bënë punën e tyre dhe nuk pranuan kundërsulme. Nga kjo dhe me Vlahovicin, i cili duhet të garantojë golat e munguar, Juventusi do të bëhet një ekip i rrezikshëm për të gjithë. Bianconerëve do t’u duhet të vrapojnë shumë: nëse të tjerët bien në gjumë, ata do të arrijnë”. /abcnews.al/