FA Cup/ Guardiola kërkon “finalen e parë”, “djajtë” e “pulëbardhat” plotësojnë çiftin finalist

schedule11:42 - 22 Prill, 2023

schedule 11:42 - 22 Prill, 2023

Ditën e sotme do të nisin gjysmë-finalet e Kupës më të rëndësishme në Angli, pas Premier League, asaj të FA Cup, ku në këtë raund kanë mbetur Manchester City, Sheffield United, Brighton e Manchester United.

Kështu, në orën 17:45, në mitikun “Wembley Stadium” do të zhvillohet gjysmë-finalja e parë e FA Cup, me “qytetarët” e Manchester City që do të kërkojnë përballë Sheffield finalen e parë të këtij sezoni, me shpresën për të nisur me “këmbën e mbarë”, rrugën drejt tripletës.

Ndërkaq, ditën e nesërme në orën 17:30 do të mësohet dhe emri i finalistit të dytë, ku po në “Wembley Stadium”, “pulëbardhat” e Brighton do të ndeshen me “djajtë e kuq” të Manchester United, në një përballje që pritet të jetë shumë e luftuar, me Manchester United që sërish duhet të vuajë në mbrojtje mungesën e Lisandro Martinez e Raphael Varane. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!