“Ezel” bëhet baba për herë të parë, bllokon spitalin, 5 dhoma për mysafirët

schedule13:13 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:13 - 22 Tetor, 2020

Aktori turk i njohur me rolin e “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu është bërë baba për herë të parë.

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja e tij, Sinem Kobal ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Lalin.

Sipas mediave turke, bëhet e ditur se Kenani ka bllokuar gjithë katin e spitalit Acibadem. Në katin e spitalit ku do kryhej lindja e vajzës është lejuar vetëm hyrja e mjekëve dhe infermierëve, si masë për mbrojtje nga koronavirusi.

Përveç kësaj, është bërë e ditur se çifti ka ndarë edhe 5 dhoma të tjera të spitalit, vetëm për familjarë dhe mysafirë të tjerë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!