“Ezel” baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

schedule17:45 - 10 Nëntor, 2021

schedule 17:45 - 10 Nëntor, 2021

Aktori i njohur për shqiptarët me rolin e Ezelit, Kenan Imirzalioglu dhe partnerja e tij, Sinem Kobal do të bëhen prindër për herë të dytë.

Mediat turke bëjnë me dije se Sinem është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se do të bëhen me një djalë. Megjithëse, çifti nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, thuhet se aktorja do të kalojë një pjesë të shtatzënisë në Selimiye për shkak të pandemisë.

Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan ndërsa ishin duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël, Lalin.

I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë vajza, aktori tha: “Tiparet i ka si Sinem, por vështrimi i saj është imi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!