“Exit Poll” në Britani të Madhe: Laburistët me fitore dërmuese vijnë në pushtet

schedule23:25 - 4 Korrik, 2024

schedule 23:25 - 4 Korrik, 2024

Laburistët do të korrin një fitore dërrmuese në këto zgjedhje të përgjithshme në Britani të Madhe, duke mundur Partinë Konservatore që ka qenë në pushtet që nga viti 2010, sugjerojnë disa Exit Poll.

Laburistët parashikohet të fitojnë 410 vende, duke i dhënë Sir Keir Starmer një shumicë prej 170 vendesh, sipas sondazhit nga Ipsos UK për Sky News, BBC dhe ITV News. Partia Konservatore pritet të bjerë në 131 vende, shkruan skynews.

Pavarësisht se laburistët ka të ngjarë të kenë siguruar një fitore dërrmuese, shumica e tyre përfundimtare prej 170 mund të jetë nëntë më pak se ajo që u arrit nga Tony Blair në vitin 1997.

Pjesa e votave dhe numri i vendeve të partisë konservatore mund të jenë më të ulëtat në historinë e partisë.

Liberal Demokratët kanë performuar veçanërisht mirë në vendet ku ata filluan të dytët pas konservatorëve, veçanërisht ato që mbajtën deri në vitin 2015.

Performanca e SNP-së duket të jetë më e keqe se sa parashikonin shumica e sondazheve, duke fituar vetëm 10 vende.

Rezultatet e plota të Exit Poll:

Laburistët: 410
Konservatorët: 131
Liberal Demokratët: 61
Reforma: 13
SNP: 10
Plaid Cymru: 4
Partia e Gjelbër: 2
Të tjera: 19

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!