Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evropianët dhe Ukraina i bëjnë thirrje Putinit për negociata

schedule07:52 - 8 Qershor, 2026

schedule 07:52 - 8 Qershor, 2026

Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Ukraina i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim të menjëhershëm dhe për negociata mbi përfundimin e luftës.

Pikënisja për këtë duhet të jetë vija aktuale e frontit në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara si dhe Evropa duhet të përfshihen “aktivisht” në bisedime, thuhet në një deklaratë të përbashkët që kancelari Friedrich Merz, presidenti Emmanuel Macron, kryeministri Keir Starmer dhe presidenti Volodymyr Zelensky publikuan pas takimit të tyre në Londër.

Në të, ata rendisin pesë kushte për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Kërkohet ndalimi i luftimeve: Putini duhet të pranojë një “armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë”.



Vija aktuale e frontit do të shërbejë si pikënisje për negociatat – por Ukraina dhe evropianët njëkohësisht këmbëngulin se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Rreth një e pesta e territorit shtetëror të Ukrainës është aktualisht nën kontrollin rus. Gjithashtu, e drejta e Ukrainës për të zgjedhur vetë masat e saj të sigurisë dhe aleancat duhet të respektohet “pa kufizime”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!