Evra thumbon “armiqtë”: Qetësohuni, Liverpool nuk është akoma ekip i madh

schedule17:19 - 23 Nëntor, 2020

schedule 17:19 - 23 Nëntor, 2020

Urrejtja mes Liverpool dhe Manchester United është shumë e madhe në Angli. Patrice Evra ka luajtur 8 sezone me “Djajtë e Kuq”, është përballuar e ka fituar shumë herë kundër Liverpool dhe nuk e ka aspak të thjeshtë të thurë elozhe për “armiqtë”.

Gjithsesi, ish-mbrojtësi francez thekson për Sky Sport se ekziston një kusht që t’i cilësojë “The Reds” si skuadër fantastike: vetëm nëse fitojnë titullin kampion tre herë radhazi.

Djemtë e Jurgen Klopp u shpallën kampionë sezonin e kaluar, teksa për momentin mbajnë vendin e parë në Premier bashkë me Tottenham. “Qetësohuni, janë luajtur vetëm 9 javët e para të kampionatit.

Unë do ta cilësoj Liverpool ekip të madh vetëm kur të kenë fituar tre Premier League radhazi. Nëse nuk e fitojnë titullin sivjet, nuk do më dëgjoni kurrë të them që janë një ekip fantastik.

Sigurisht që Liverpool është i fortë, i dërguan një sinjal kundërshtarëve me fitoren 3-0 ndaj Leicester City, por nuk do të shtoj asgjë në lidhje me këtë skuadër“, deklaron Evra. /abcnews.al