Nesër në 18:00 Napoli luan në transfertë ndaj Bolognas. Klubi i kaltër si zakonisht kishte planifikuar të udhëtonte në Emilia Romagna pasditen e sotme, për tu ambientuar me fushën e Bolognas dhe kushtet atmosferike atje.
Por kjo nuk do të ndodhë dhe shkaku është mjaft serioz. “Radio Kiss Kiss” raporton se avioni me të cilin ishte planifikuar të udhëtonin Hysaj e Rrahmani me shokë ka pësuar një defekt.
Si rrjedhojë, udhëtimi është shtyrë për nesër. Fatmirësisht defekti teknik është pikasur që në tokë dhe stafi e ekipi nuk kanë fluturuar, duke shmangur një incident të mundshëm. Paraditen e nesërme Napoli do të jetë në Emilia Romagna për tu përgatitur për Bolognan. /abcnews.al