Evis Kushi liston arsyet në “Real Story”: Kemi nisur përgatitjet për 2025; Pse PS-ja fiton zgjedhjet

schedule21:04 - 17 Janar, 2024

schedule 21:04 - 17 Janar, 2024

TIRANË- Nënkryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Evis Kushi, u shpreh se nuk është detyrë e PS, që të merret me organizmin e opozitës. Ajo shtoi se PS-ja ka filluar përgatitjet e saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Ju sugjeroni që ne të punojmë për organizmin e opozitës?  Nuk kemi kohë. Ne kemi filluar tashmë punën për organizmin e zgjedhjeve të 2025. Pas Kongresit, kemi filluar fushatën zgjedhore brenda partisë”, tha ajo.

Më tej, gjatë diskutimit në “Real Story”, Kushi tha se arsyeja se pse fiton PS nuk lidhet me faktin se përballë kanë kundërshtarë të dobët, por se janë çdo ditë në terren dhe pranë njerëzve.

“Ne jemi në territor çdo ditë. Kjo është arsyeja pse fitojmë, sepse jemi pranë njerëzve, ne rigjenerojmë partinë, ne nuk kemi fushata elektorale, ne jemi gjithë kohës në fushatë. Nëse Gazment Bardhi prej zgjedhjeve të 2021 nuk ka shkelur në Elbasan. Ne, deputetët e mazhorancës jemi aty. Ne nuk fitojmë se ata janë të dobët. Ne fitojmë sepse punojmë seriozisht, si me ata përballë si pa ato”, -u shpreh Kushi./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!