EVIDENTIMI I SHIFRAVE/ Kombëtaret e moshave, sa shumë prodhim vendas!

schedule15:12 - 8 Nëntor, 2019

schedule 15:12 - 8 Nëntor, 2019

Kombëtaret e moshave janë grumbulluar dhe po bëhen gati për ndeshjen që kanë në program. Elvin Beqiri, Nevil Dede dhe Alban Bushi kanë bërë përzgjedhjet e tyre dhe në listat e tyre bie në sy një numër i konsiderueshëm lojtarësh që luajnë në kampionatin shqiptar. Ditën sotme, trajneri i Shpresave ka marrë kryesimin për numrin më të madh të lojtarëve të ftuar nga ekipet vendase, teksa së bashku me Jurgen Çelhakën shkon në nëntë kjo shifër. Tetë janë pjesë e Shqipërisë U19 dhe shtatë te kuqezinjtë 17-vjeçarë, duke e çuar në total 24 numrin e lojtarëve të ftuar në kombëtaret e moshave nga kampionati shqiptar.

SUPERIORJA – Por sa prej lojtarëve janë marrë nga Kategoria Superiore? Sigurisht shumica e tyre, 16. Tirana është klubi me më shumë lojtarë te kombëtaret e moshave. Tre prej tyre janë pjesë e ekipit të parë: Çelhaka, Muçi dhe Ismajgeci. Melsi Cereni është më i vogli kuqezi i bardhebluve.

Teuta e Laçi kanë nga tre lojtarë. Maren Myftiu, Ledio Beqja dhe Sherif Kallaku janë përfaqësuesit e durrsakëve, kurse nga kurbinasit, veç Redon Xhixhës dhe Julian Shehut, është edhe i riu Arbër Bytyqi. Nga dy lojtarë janë marrë nga Partizani dhe Flamurtari. Esat Mala dhe Livio Malaj janë “demat e kuq” të kombëtareve, kurse nga Flamurtari të ftuar janë Arinaldo Rrapaj dhe portieri Aldo Bushi. Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu) dhe Eridon Qardaku (Bylisi) janë dyshja që plotëson listën e lojtarëve të Superiroes me kombëtaret e moshave.

TË TJERA – Në listat e Bushit, Dedes dhe Beqirit ka edhe lojtarë nga Besa, Apolonia dhe Shënkolli, klube të Kategorisë së Parë. Tre prej tyre janë portierë, Harizaj, Dabjani dhe Simoni, ndërkohë që është fdtuar edhe shkodrani Shimaj, i cili luan si mbrojtës qendre. Akademia e Futbollit gjithashtu furnizon kombëtaret e moshave, me lojtarë si Eogen Sula dhe Ilir Gjuzi, ndërkohë që për çudi nga Shkodra vjen vetëm Marcelino Preka, pjesë e akademisë KF Shkodra.

LOJTARËT NGA KAMPIONATI SHQIPTAR TE KOMBËTARET E MOSHAVE

SHQIPËRIA U17
Simon Simoni (Portier, Shënkolli), Marcelino Preka (Mbrojtës, Shkodra), Arbër Bytyqi (mesfushor, Laçi), Eogen Sula (Mesfushor, Akademia e Futbollit), Maren Myftiu (Mesfushor, Teuta),  Melsi Cereni (Sulmues, Tirana), Ilir Gjuzi (Sulmues, Akademia e Futbollit)

SHQIPËRIA U19
Livio Malaj (Portier, Partizani), Ilir Dabjani (Portieri, Besa), Aldo Bushi (Portier, Flamurtari), Egzon Shima (Mbrojtës, Besa), Ledio Beqja (Mesfushor, Teuta), Arinald Rrapaj (Mesfushori, Flamurtari), Ergi Ajazi (Mesfushor, Shkëndija Tiranë), Ernest Muçi (Sulmues, Tirana)

SHQIPËRIA U21
Romeo Harizaj (Portier, Apolonia), Jorgo Pëllumbi (Mbrojtës, Skënderbeu), Marsel Ismailgeci (Mbrojtës, Tirana), Sherif Kallaku (Mesfushori, Teuta), Esat Mala (Mesfushor, Partizani), Julian Shehu (Mesfushor, Laçi), Jurgen Çelhaka (Mesfushor, Tirana), Redon Xhixha (Sulmues, Laçi), Eridon Qardaku (Sulmues, Bylis)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!