James Rodriguez ka kaluar tek Everton për zero euro. Real Madrid e ka lënë të lirë mesfushorin me tipare sulmuese, duke kursyer pagën e lartë. Spanjollët sigurisht kanë dalë të humbur, duke pasur parasysh që e kishin blerë për 85 milion euro nga Monaco.
Në media u raportua se anglezët për kolumbianin kanë paguar 20-25 milion euro, por ish-klubi i tij në Argjentinë, Banfield, i ka vënë vulën duke dalë me një deklaratë. Përmes saj zbulon se James ka kaluar në Premier League falas.
Información oficial acerca del pase de James Rodríguez ?? https://t.co/jOKVyDdBEt pic.twitter.com/SgU5Bk0uHW
— Club A. Banfield (@CAB_oficial) September 17, 2020
Duke qenë se ata do të përfitonin taksën e solidaritetit, sipas rregullave të FIFA-s, ishin interesuar për këtë lëvizje dhe në fund kanë mësuar se nuk do të mund të përfitojnë asnjë cent. Pikërisht prej faktit që Reali nuk e ka shitur te klubi nga Liverpooli. /abcnews.al