Everton në dyshime për Brojën, klubi i pavendosur nëse do të blejnë kartonin e “legjionarit”

schedule16:16 - 1 Shtator, 2024

schedule 16:16 - 1 Shtator, 2024

E ardhmja e tij mebetet ende e pazgjidhur.

Armando Broja mund të ketë siguruar ekipin për këtë sezon, që është Everton, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë që nga vera e ardhshme.

Trajneri i “Bluve” të Liverpulit, Sean Dyche ka vendosur të presë lidhur me blerjen e mundshme të kartonit, dhe sipas mediave britanike, ky vendim lidhet me të ardhmen e sulmuesit kryesor të skuadrës, Calverti-Lewin.

Nëse “ylli” i sulmit largohet, besohet se tekniku I Evertonit do të jetë dakord që të paguhen 30 milionë paundë, aq sa kërkon Çelsi.

Gjithsesi, detyra kryesore e Brojës është që të tregojë veten gjatë këtij sezoni, kur do të jetë i huazuar në “Goodison Park”.

Klubi, ndërkaq, ka arritur akordin me që Blutë e Londrës t’i paguajnë rrogën sulmuesit të kombëtares shqiptare derisa ai të kthehet në fushë nga dëmtimi, gjë që besohet se do të ndodhë në tetor.

Ky është huazimi i katërt në karrierë për futbollistin 22-vjeçar, pas atyre që pati në Holandë te Vitesse dhe në Premier League te Southampton e Fulham.

Broja dështoi vetëm edicionin e kaluar, kur u kthye nga dëmtimi. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!