Everton kërkon “kthesën” në “shtëpi”, publikohen formacionet e sfidës Everton-Arsenal

schedule16:46 - 17 Shtator, 2023

schedule 16:46 - 17 Shtator, 2023

Në orën 17:30, në arenën “Goodison Park”, vendasit e Everton do të presin “topçinjtë” e Arsenal, në përballjen e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku pritet spektakël i vërtetë për futbolldashësit.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Sean Dyche i ka rreshtuar “blutë” e tij, me formulën 4-4-1-1, ku në portë është vendosur “gardiani” i Kombëtares angleze, Jordan Pickford e para tij Mykolenko, Tarkoëski, Branthëaite e Ashley Young. Në mesfushë janë pozicionuar McNeil, Gueye, Onana e Danjuma, ndërsa më të avancuar janë Doucoure e “bomberit” portugez Beto.

Në krahun tjetër, tekniku spanjoll, Mikel Arteta i ka rreshtuar “topçinjtë” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur spanjolli Raya. Në krahët e mbrojtjes janë Zinchenko e Ben White, me qendrën që mbulohet nga Gabriel e Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Vieira-Rice-Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Martinelli, Nketiah e Bukayo Saka. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: