Evakuohet shkolla në Suedi pas shpërthimit të fuqishëm

schedule07:15 - 19 Nëntor, 2019

schedule 07:15 - 19 Nëntor, 2019

Një shkollë profesionale në qytetin jugor suedez Helsingborg, u evakuua si pasojë e një shpërthimi.

Një objekt i ngjashëm me një shishe me përmbajtje ende të paidentifikuar u hodh përmes një dritareje në shkollën profesionale “Ronnowska” dhe një zhurmë e madhe ndodhi menjëherë pas kësaj.

Forca Eksplozive Kombëtare ekzaminoi vendin për rrezik të mëtejshëm, ndërsa dy individë u dërguan në spital si masë paraprake, për shkak të nivelit të lartë të tymit.

Në shkollë nuk u raportua asnjë dëmtim dhedDeri tani, autoritetet nuk kanë bërë arrestime në lidhje me incidentin.

Javët e fundit, në Helsingborg kanë ndodhur shpërthime të shumta, rreth 50 kilometra në veri të Malmo-s. Hetuesit dyshojnë se incidentet lidhen me aktivitetet e bandave./abcnews.al