Një shkollë profesionale në qytetin jugor suedez Helsingborg, u evakuua si pasojë e një shpërthimi.
Një objekt i ngjashëm me një shishe me përmbajtje ende të paidentifikuar u hodh përmes një dritareje në shkollën profesionale “Ronnowska” dhe një zhurmë e madhe ndodhi menjëherë pas kësaj.
Forca Eksplozive Kombëtare ekzaminoi vendin për rrezik të mëtejshëm, ndërsa dy individë u dërguan në spital si masë paraprake, për shkak të nivelit të lartë të tymit.
Në shkollë nuk u raportua asnjë dëmtim dhedDeri tani, autoritetet nuk kanë bërë arrestime në lidhje me incidentin.
Javët e fundit, në Helsingborg kanë ndodhur shpërthime të shumta, rreth 50 kilometra në veri të Malmo-s. Hetuesit dyshojnë se incidentet lidhen me aktivitetet e bandave./abcnews.al

