Evakuohet sërish pallati i Versajës për shkak të kërcënimit për bombë, alarmi rezulton i rremë

schedule13:12 - 20 Tetor, 2023

schedule 13:12 - 20 Tetor, 2023

Pallati i Versajës në Paris, shkollat, aeroportet, spitalet janë vënë në shënjestër. Një valë kërcënimesh me bombë ka shkaktuar evakuime në të gjithë Francën. Së fundmi është ngritur edhe një alarm, pas kërcënimeve me bombë në Pallatin e Versajës. Por ky alarm sipas autoritetve ka rezultuar i rremë.

Ndërkohë kërcënimet vijnë në një kohë tensioni të shtuar në Francë, pasi një mësues u godit për vdekje me thikë javën e kaluar në një shkollë në qytetin verior të Arras.

/abcnews.al/