Evakuohen 20 civilë nga fabrika e çelikut në Mariupol

schedule09:20 - 1 Maj, 2022

schedule 09:20 - 1 Maj, 2022

Janë evakuuar civilët e parë nga fabrika e çelikut në Mariupol, pas vendosjes së një armëpushimi, sipas një komandanti nga Azov, një nga ushtarët ukrainas të bllokuar në uzinë, shkruan skynews.

Fabrika e çelikut Azovstal është bërë bastioni i fundit mbrojtës në qytetin jugor, me forcat ukrainase që vazhdojnë të mbrojnë vendin kundër forcave ruse. Ukraina nuk ka thënë se sa ushtarë janë momentalisht në fabrikë, por sipas forcave ruse rreth 2,000 ushtarë ndodhen në fabrikë.

Mediat shtetërore ruse raportuan se 25 civilë ishin evakuuar nga uzina të shtunën, megjithëse zëvendëskomandanti i forcave ukrainase tha se ishin evakuuar vetëm 20 persona. Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti tha se 19 të rritur dhe gjashtë fëmijë janë evkuuar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Rreth 100,000 civilë janë ende në qytet, ndërsa deri në 1,000 jetojnë në fabrikën e çelikut të epokës sovjetike, sipas zyrtarëve ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!