TIRANË- Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri, thekson se mbrëmjen e të mërkurës është kryer evakuimi mjekësor i një fëmije një vjeç nga Gaza.
Sipas saj, fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa motra, vëllai dhe babai i tij janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.
Ndërkohë, OBSH ka falënderuar autoritetet shqiptare, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministren e Shëndetësisë si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, të cilat kanë treguar gatishmëri për të ofruar një ndihmë të tillë.