Zëvendëskryeministrja ukrainase ka konfirmuar se sot do të hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve, sipas skynews.
Korridoret e planifikuara do të ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga rajonet lindore të Ukrainës, tha Iryna Vereshchuk. Gjithashtu pritet të evakuohen me automjete private civilët nga qyteti i Mariupolit.
Mbrëmë, presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se ndërsa kërcënimi për kryeqytetin Kiev ishte zvogëluar, po rritej në lindje.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë dhe të gjejmë rrugë diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte,” tha ai.
/abcnews.al