Moska ka shpallur një tjetër armëpushim për të lejuar largimin e civilëve, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse. Evakuimi i banorëve do të fillojë në orën 10:00 në Kiev, Chernihev, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, shkruan BBC
Është hera e tretë që Moska shpall një armëpushim, shumica e të cilave kanë dështuar. Dje, zyrtarët ukrainas thanë se arritën të evakuonin 5000 njerëz nga Sumy – evakuimi i parë i suksesshëm masiv.
Megjithatë, një përpjekje e ngjashme dështoi në Chernihiv pasi Rusia vazhdoi të bombardonte rrugën e daljes, sipas zyrtarëve ukrainas.
/abcnews.al