Evakuimi i civilëve, hapen 7 korridore humanitare në Ukrainë

schedule09:59 - 2 Prill, 2022

schedule 09:59 - 2 Prill, 2022

Rusia dhe Ukrainë kanë rënë dakord për hapjen e 7 korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve, sipas zëvendëskryeministrit të Ukrainës, shkruan skynews.

Iryna Vereshchuk tha se rrugët për evakuimin e civilëve përfshijnë largimin e tyre me automjete private dhe me autobusë nga Mariupoli nëpërmjet Berdyansk. Mariupol ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse për javë të tëra.

Dje, Kryqi i Kuq dërgoi një ekip për të ndihmuar në evakuimin e civilëve me  rreth 52 autobusë dhe automjete të tjera private jashtë qytetit, por ata u kthyen për shkak të situatës së rrezikshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!