Ukraina ka konfirmuar se do të përpiqet të evakuojë civilët e bllokuar përmes 10 korridoreve humanitare gjatë ditës së sotme. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereschuk tha se këto rrugë evakuimi do të hapen pranë kryeqytetit Kiev dhe në rajonin lindor të Luhansk, shkruan skynews
Vereschuk tha se Ukraina do të përpiqet edhe një herë të dërgojë një autokolonë me ndihma në qytetin e Mariupolit.
“Ne do të përpiqemi edhe një herë të dërgojmë ndihma humanitare, ushqime dhe ilaçe në Mariupol nga Berdiansk.” Kolona nuk mundi të futej në qytet për shkak të bombardimeve ruse.
Mbi 1200 njerëz janë vrarë në Mariupol që nga fillimi i luftës.
/abcnews.al